Na ndiqni

Aktuale

Deputetja e LDK-së sqaron votën e saj për buxhetin e Kosovës

Nga: Bota sot Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 16:49
Besa Gaxherri

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot në parim projektbuxhetin e Kosovës për vitin 2018, me ç’rast 62 deputetë kanë votuar për, dy kanë votuar kundër dhe asnjë abstenim nga 64 deputetë gjithsej sa ishin të pranishëm në sallë.

Përveç, deputetëve të pozitës në media ka qarkulluar një listë përmes së cilës shihet se deputeta nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, ka votuar për buxhetin.

Mirëpo, në një prononcim për “Bota sot” Gaxherri e ka mohuar votën e saj, duke thënë se është bërë gabim teknik dhe se vota e saj nuk do të jetë kurrë për këtë buxhet.

“Lidhja Demokratike e Kosovës është kundër këtij buxheti, vota ime është kundër këtij buxheti. Teknikisht nëse e kanë bërë atëherë është gabim teknik dhe duhet të shikohet proceduralisht se si ka shkuar votimi, por qëndrimi im është kundër. Gjithçka mund të ndodh teknikisht, ndoshta mund të dalë aty që kam votuar për, por unë e di që kam votuar kundër dhe nuk ka votë nga LDK-ja për buxhetin 2018”, ka thënë Gaxherri.

Seanca për buxhetin e Kosovës ka përfunduar pas debateve të ashpra e mospajtimeve në dy seanca të kaluara në mes pozitës dhe opozitës.

Buxheti për vitin 2018 është me vlerë prej 1 miliard e 829 milionë eurove dhe në bazë të tij parashikohet rritje ekonomike për 4 për qind.

Nga vlera e përgjithshme e buxhetit, 687 milionë parashihen për investime kapitale.

Bota sot
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test