Na ndiqni

Aktuale

Veliu shpreson që vrasjet e zyrtarëve të LDK’së pasluftës të zbardhen nga Gjykata Speciale

Më: 14 prill 2018 Në ora: 01:04
Agim Veliu

Nënkryetari i LDK’së Agim Veliu ishte i ftuar në Speciale në T7.

Veliu thotë se në këtë parti kanë diskutuar shpesh vrasjet politike të pasluftës derisa kërkojnë drejtësi.

‘Ne e kemi diskutu shumë herë çështjen e zbardhjes së vrasjeve të pasluftës, vrasjeve politike”, tha Veliu.

“Kemi kërku që me këtë çështje të merren organet e drejtësisë”, thotë ai.

Kryetari i Podujevës shpreson që Gjykata Speciale, do të merret me rastet e tilla.

“Në shpresojmë që një pjesë të tyre do ta zbardhë edhe Tribunali mirëpo kjo është vetëm një shpresë e jona”, tha ai.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test