Na ndiqni

Aktuale

Agim Veliu: Duhet të kemi kujdes me ftesën e Shpend Ahmetit në LDK

Nga: D.RR Më: 13 prill 2018 Në ora: 21:22
Agim Veliu dhe Shpend Ahmeti

Kryetari i komunës së Podujevës dhe nënkryetar i LDK-së, Agim Veliu, në një intervistë tha se duhet pasur kujdes rreth ftesës së Shpend Ahmetit në Lidhjen Demokratike, pasi sipas Veliut, Ahmeti duhet së pari të sqarohet me vetveten dhe opinionin, përcjell "Bota sot".

“Kam respekt për Shpend Ahmetin, mirëpo duhet pasur kujdes ftesa e tij në LDK për arsye se ai duhet së pari të sqarohet me vetveten dhe opinionin dhe të tregoj qëndrimin e tij. Mendoj që deri tash Ahmeti nuk ka bërë ndonjë punë për tu lavdëruar në komunën e Prishtinës”- tha ai.

Veliu thotë se duhet pasur parasysh edhe qëndrimet e Shpend Ahmetit karshi kryetarit aktual të LDK-së, Isa Mustafa.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test