Na ndiqni

Aktuale

Beqiri tregon nëse do të kandidojë për Kryeministër

Më: 13 prill 2018 Në ora: 19:17
Ismet Beqiri

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Ismet Beqiri, ka deklaruar në Info Magazine të Klan Kosovës, duke folur për situatën e fundit politike në Kosovë, se ish-partneri i tyre politik në qeveri, Partia Demokratike e Kosovës, ‘ua punonte pas shpine’.

“PDK-ja na punojshin pas shpine”, ka deklaruar Beqiri, duke shtuar rivali kryesor i LDK-së është PDK-ja.

“Rival kryesor politik e llogarisim PDK-në, në shumicën e Kosovës e kemi PDK-në rival kryesor, pastaj në Dukagjin rivaliteti është më i madh me AAK-në”, ka thënë Beqiri.

“Por LDK-ja është partia më stabile, më e madhe në vend dhe të tjerët duan ta dëmtojnë më shumë”.

Beqiri ka folur edhe për mundësinë që ai vet të jetë i nominuar nga LDK për postin e kryeministrit. Ai ka thënë që nuk e përjashton këtë mundësi.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test