Na ndiqni

Aktuale

Veliu komenton kandidaturat e mundshme për kryeministër nga LDK-ja

Më: 12 prill 2018 Në ora: 22:14
Agim Veliu

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetar i Podujevës, Agim Veliu, ka vlerësuar se ende është herët që dikush të deklarohet si kandidat për kryeministër nga radhët e LDK’së.

“Ende nuk është koha, ende është herët”, ka thënë në emisionin "Pressing".

Veliu ka thënë se tash për tash nuk e mbështet askënd për kryeministër.

Por, Veliu ka theksuar se “është e drejtë e secilit të ketë ambicie”.

“Nuk është normale që njeriu i cili ka bërë një jetë në politike të mos ketë ambicie”, ka deklaruar ai.

Megjithatë, ai ka përsëritur se tash s’është koha për kandidatura. “Mund ta dëmtojnë procesin”, ka vlerësuar ai.

Veliu ka thënë se “ai që kandidon duhet t’i plotësojë disa kritere”.

I pyetur nëse Lutfi Haziri mund të bëhet kandidat i LDK’së për kryeministër, Veliu ka thënë se kreu i Gjilanit mund të jetë kandidat.

Për Gazmend Muhaxherin, i cili sot ka shfaqur ambiciet e tij për kryeministër, Veliu ka thënë se “është punëtor i mirë, i vyeshëm” – duke shtuar: “ta shohim kur të vijë koha”.

Veliu ka folur edhe për mundësinë që Vjosa Osmani të bëhet kandidate për kryeministre. “Osmani e ka provuar njëherë, nuk e di nëse ka vullnet prapë”, ka thënë ai.

Nënkryetari i LDK’së ka bërë të ditur se kreu aktual i partisë, Isa Mustafa, s’ka asnjë preferencë për askënd.

Ai ka thënë po ashtu se nuk beson që Mustafa do të kandidojë prapë.

Express
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test