Na ndiqni

Aktuale

Selmanaj për Muhaxherin: Nuk pajtohem që LDK s'ka kandidat tjetër për kryeministër

Nga: Express Më: 12 prill 2018 Në ora: 21:46
Driton Selmanaj

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, i është përgjigjur kolegut të tij partiak, kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, rreth ambicieve të këtij të fundit për t’u bërë kryeministër.

Muhaxheri sot ka shfaqur ambiciet e tij për ta udhëhequr LDK’në në zgjedhjet e ardhshme. Ai ka thënë se duhet të jetë kandidat i LDK’së për kryeministër, dhe se ai nuk sheh kandidaturë tjetër.

Por, Selmanaj ka thënë se nuk ndan mendimin me Muhaxherin rreth kandidatit të partisë për kryeministër.

Në emisionin “Pressing”,në televizionin T7, Selmanaj ka thënë se s’pajtohet që s’ka kandidat tjetër veç Muhaxherit.

Express
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test