Na ndiqni

Aktuale

Këta janë ministrat e Haradinajt që janë të akuzuar

Nga: Mediat Shqiptare Më: 12 prill 2018 Në ora: 16:22
Ramush Haradinaj

Tre ministra të Qeverisë së Ramush Haradinajt kanë aktakuza të ngritura. E fundit është ajo e ngritur ndaj ministrit të Infrastrukturës Pal Lekaj.

Ndaj Lekajt është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Speciale nën dyshim për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Aktakuzë ka edhe ministri i Inovacionit Besim Beqaj.

Beqaj që vjen nga radhët e PDK-së akuzohet për veprën penale shkelje e statusit të barabartë në rastin që njihet si rasti “Pronto.

Ndërsa edhe një ministër tjetër I Qeverisë Haradinaj akuzohet për vepra penale.

Valdrin Lluka është ministër i Zhvillimit Ekonomik nga radhët e Aleancës Kosova e Re. ai akuzohet për konflikt të interesit.

Lluka, akuzohet se në cilësinë e zyrtarit të lartë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), njëkohësisht edhe Kryeshef i Agjencisë për Promovim të Investimeve, më 23 mars 2014, kishte filluar procedurat për zotimin e mjeteve në vlerë prej 20 mijë euro për Organizatën Jo-Qeveritare (OJQ) “Jakov Innovation Center”, në të cilën OJQ kishte qenë themelues.

Sot kryeministri Ramush Haradinaj në një diskutim në Fol Hapur ka thënë se nuk mund ta shkarkojë askënd në bazë të raportimeve të mediave.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test