Na ndiqni

Aktuale

Haradinaj: Me Listën Serbe po dialogojmë, s’ua kam pranuar dorëheqjet

Nga: Mediat Shqiptare Më: 11 prill 2018 Në ora: 16:05
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Kryeministri Ramush Haradinaj ka informuar kabinetin qeveritar për punën rreth hartimit të statutit të asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai ka thënë se tanimë janë formuar Komisioni menaxhues që përbëhet nga katër serbë, dy të veriut e dy të jugut, që do ta hartojnë draftin e statutit, i cili më pas do të vlerësohet nga ekipi vlerësues i kryesuar nga Avni Arifi.

Po ashtu, Haradinaj tha se do të jetë edhe një ekip tjetër me ekspertë edhe ndërkombëtarë.

Por, kreu i Qeverisë, është shprehur se vlerësimin përfundimtar nëse statuti i Asociacionit është në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e vendit, do ta japë Gjykata Kushtetuese.

Haradinaj: Statuti do të shkojë në Kushtetuese për vlerësim

“Hartimin e statutit e bënë kjo katërshja, e dakorduar më herët, shqyrtimin e të arriturave të punës së saj e bënë ky ekipi dialogut tonë dhe se duhet po ashtu të verifikohet a është në përputhshmëri e ligjet e Kosovës, Kushtetutën. Këtë vlerësime jep vetëm Gjykata Kushtetuese. Pra çka do që të ndodh, të përgatitet apo hartohet se është në përputhshmëri me ligjet e vendit këtë e bënë Gjykata Kushtetuese. Ky është obligim, ne e kemi për obligim ta dërgojmë në Kushtetuese”, tha Haradinaj.

Deklaratat e përfaqësuesve të Listës Serbe se nëse deri me 20 prill nuk bëhet asgjë në këtë drejtim, atëherë do ta themelojnë Asociacionin në mënyrë të njëanshme, Haradinaj theksoi se çdo gjë që bëhet pa pajtimin e institucioneve të Kosovës është pa peshë juridike.

Haradinaj: Asociacioni i njëanshëm s’ka peshë juridike

“Nuk ka peshë, ai është një veprim pa peshë juridike, një vullnet i lirë i kujtdo që të deklaroi çka të donë, por nuk ka peshë ligjore e kushtetuese”, u shpreh ai.

Haradinaj ka folur edhe për daljen e Listës Serbe nga Qeveria, duke thënë se nuk ua ka pranuar dorëheqjen ministrave serbë të Listës, por i ka ftuar për dialog, i cili ende nuk ka dhënë rezultate.

Haradinaj: Me Listën Serbe po dialogojmë, s’ua kam pranuar dorëheqjet

“Me Listën Serbe kemi pasur një prezantim të dorëheqjes në takim të Qeverisë, është prezantuar normalisht, por unë s’e kam pranuar këtë, është e drejt ta pranoj dorëheqjen ose jo. Kam kërkuar dialog me ta të cilin edhe ata e kanë pranuar, mirëpo ky dialog s’ka dhënë rezultate ende”, theksoi ai.

Lista Serbe doli nga Qeveria pas arrestimit të të ashtuquajturit shef i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq më 29 mars, pasi kishte hyrë në Kosovë pa lejen e institucioneve të Kosovës.

 

Haradinaj e lutë Listën Serbe të mos largohet nga Qeveria

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se ai nuk e ka pranuar dorëheqjen e Listës Serbe nga qeveria.

Kjo, sipas Haradinajt, nënkupton se mund të zhvillohet dialog i mëtutjeshëm, për mundësitë që Lista Serbe të jetë sërish pjesë e qeverisë.

“Me listën serbe kemi pasu rnjë prezantim të dorëheqjes në takim të qeverisë, unë se kam pranu këtë, është e drejtë me pranu dorëheqjen ose jo, kam kërku një dialog me ta, ky dialog s’ka rezultate ende. Unë se kam pranu dorëheqjen, ata nuk janë aktiv aktualisht ne qeveri, mospranimi i dorëheqjes e ka zhvill një praktikë të komunikimit me ta”, ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, duke shpejguar procedurat lidhur me këtë çështje.

“Tani, ka pasë një obligim të marrur të Kosovës, ai obligim ështe aktiv, ai Komision quhet menaxhues, janë qytetarë të Kosovës, janë serbë, dy të veriut dy të jugut, pastaj një ekip plotësues, është një numër i madh i njerëzve, këtë e kryeson Avnia. Është edhe një ekip që kemi kriju, është këshilluese dhe kemi parapa dhe ekspertë ndërkombëtar. Hartimin e draftit e bën kjo katërshja, shqyrtimin e saj e bën ekipi I dialogut, zoti Arifdi dhe kolegët e tij dhe duhet po ashtu të verifikohet a është në përputhshmëri me ligjet e Kosovës. Cka bëhet me këtë që kanë paralajmëru serbët Nuk ka peshë, është një veprim pa peshë juridike, një vullnet I mirë por s’ka peshë kushtetuese”, ka thënë ai.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test