Na ndiqni

Aktuale

LDK inicion mocionin, java e ardhshme test për mbijetesën e Haradinajt në Qeveri

Më: 11 prill 2018 Në ora: 15:33
Qeveria e Kosovës

Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Haradinaj, mund të nis javën tjetër. Kështu bëjnë të ditur burime të gazetës "Bota sot" brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës. Burimet në fjalë kanë bërë të ditur se pas kthimit të kryetarit të LDK-së në Kosovë dhe përmirësimit të gjendjes shëndetësore të tij, LDK javën e ardhshme do të mblidhet dhe do të diskutojë çështjet që kanë mbetur në diskutim duke përfshirë edhe idenë për një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së udhëhequr nga Ramush Haradinaj. 

“Javën e ardhshme LDK do të mblidhet dhe do të diskutohen të gjitha dhe njëkohësisht do të vendoset edhe për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë. Ka pas dhe vazhdon të ketë zëra nuk ndoshta nuk mund të ketë fare mocion por LDK do të merr vendim tash, pasi edhe kryetari Isa Mustafa është kthyer dhe gjërat do të jenë më të lehtë. LDK janë më të bashkuar se kurrë dhe janë të një mendimi” ka thënë burimi në fjalë.

 

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test