Na ndiqni

Aktuale

Të hënën mbahet seanca, Haradinaj në katër interpelanca

Më: 11 prill 2018 Në ora: 13:15
Ramush Haradinaj

Kuvendi i Kosovës të hënën do të mbajë seancë plenare, në të cilën do të jenë në rend dite për diskutim pesë interpelanca dhe dhjetëra projektligje e propozim vendime tjera.

Kryeministri i Kosovës do të përballet me deputetët në katër interpelanca, derisa në një interpelancë do të jetë ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli.

Shefi i Grupit parlamentar të Grupit të Deputetëve të Pavarur, Dardan Sejdiu, tha pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendi, se me në fund marrëveshja e Qeverisë me “Contour Globalin”,  do të diskutohet në Kuvend.

Sejdiu: Marrëveshja me “Contour Globalin” do të trajtohet aty ku e ka vendin

“Unë jam tepër i lumtur që me në fund interpelanca për “Contour Global” dhe marrëveshjen komerciale që e ka nënshkruar Qeveria e Kosovës me “Contour Globalin” do ta trajtojmë në Kuvend, aty ku e ka vendin. Mendojmë që kjo marrëveshje përveç që nuk është shpërfaqur në mënyrën se si duhet as nuk është trajtuar në mënyrën se si duhet, është një marrëveshje që ka implikime edhe ekonomike, edhe financiare, edhe ligjore dhe në asnjë moment nuk sjell ndonjë dobi sa i përket qoftë çmimit për konsumatorin qoftë barrën për shtetin, e në fund të ditës qoftë edhe për stabilitetin energjetik e diversifikimin që na duhet neve në sektorin e energjisë”, tha Sejdiu.

Pos kësaj, interpelancë për kryeministrit do të ketë edhe për reduktimet e ashpra të furnizimit me energji elektrike dhe situatën në sektorin e energjisë, të thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, për vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare në shumën prej një milion euro për KOSTT-in për mbulimin e shpenzimeve të furnizimit me energji elektrike të katër komunave në veri të Kosovës dhe interpelanca në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës.

Ndërsa, interpelanca ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismajli, do të jetë në lidhje me sistemin informativ shëndetësor dhe sigurimet shëndetësore publike dhe private në Republikën e Kosovës, e thirrur po ashtu nga LVV-ja.

KosovaPress
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test