Na ndiqni

Aktuale

LDK nga Prizreni: Jemi të vendosur ta dërgojmë vendin në zgjedhje

Nga: Express Më: 7 prill 2018 Në ora: 15:18
Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren

(E plotësuar) - LDK tanimë në çdo vend po i përmend zgjedhjet e parakohshme. Madje shprehen të vendosur se do t’i japin Kosovës një qeveri kredibile, sepse vetëm me kthim tek qytetari do të mund të ndalet zhytja e Kosovës edhe ëe tutje në krizë ekonomike e politike.

Këso deklaratash zyrtarët e lartë të LDK-së, i kanë thënë edhe sot në Prizren ku u shënua 28 vjetorit i themelimit të degës në këtë qytet.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, tha se po mos të ishte LDK-ja, nga zhvillimet e muajve të fundit, pushteti do të kishte humbur komplet busullën dhe drejtimin pro evropian që ka pasur Kosova.

Ai tha se janë të vendosur që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dakordimit për datën e zgjedhjeve apo edhe formave tjera.

Hoti: Jemi të vendosur ta dërgojmë vendin në zgjedhje

“Keni dëgjuar qëndrimin unanim të deputetëve të LDK-së që vendi duhet të shkojë në zgjedhje, jo pse LDK donë të vijë në pushtet, por sepse sa më shpejt që mbahen zgjedhjet këputet mundësia që vendi më shumë të thellohet jo vetëm në krizë ekonomike, por në krizë institucionale. Javën që shkoj kemi parë një krizë të paimagjinueshme, një rënie komplet e hierarkisë komanduese të shtetit të Kosovës. LDK si parti institucionale nuk e lejon këtë. Jemi të vendosur që vendi sa më parë të shkoj në zgjedhje në mënyrë të dakorduar siç jemi duke kërkuar, të dakordohemi për datën e zgjedhjeve, të bëjmë përgatitjet e nevojshme. Por ju garantoj se nëse nuk ka gatishmëri të tillë ne do të ndërmarrim procedurat ligjore kushtetuese, që na lejon Kushtetuta për të quar vendin në zgjedhje në mënyrë të rregullt, në mënyrë që t’i japim vendit një qeveri kredibile të besueshme në sytë e qytetarëve, që punon pë r qytetarët, jo për politikanët”, tha Hoti.

Duke folur për 28 vjetorin e themelimit të LDK-së në Prizren, Hoti tha se historia e LDK-së është vet historia e Kosovës.

Hoti: Historia e LDK-së, është historia e Kosovës

“Kemi një histori të bujshme, 28 vjeçare si parti politike dhe krejt historia e LDK-së është histori e Kosovës, në çdo fazë, në çdo etapë prej themeluesve që jeni prezent disa prej tyre këtu. Ata që kanë marrë armët dhe kanë luftuar, përfshirë kryetarin e degës edhe veteranë të luftës, edhe përpjekjet për të shpallë pavarësinë, edhe ndërtimin e shtetit. I bëmë dhjetë vjet shtet dhe realisht dhe askush nuk e ka menduar që mund të sfidohemi me themelet e shtetit në dhjetë vjetorin e pavarësisë. Unë ju garantoj që ne bashkë me kolegët në kuvend, jemi të vendosur që mos të lejojmë të ndryshojmë kursin pro evropian dhe pro amerikan të Kosovës. Ju garantoj për këtë, do ta qojmë deri në fund këtë amanet, për hirë të atyre që kanë themeluar LDK-në”, theksoi ai.

Ndërsa, kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, tha se edhe sot vizioni i ish presidentit Rugova mbetet vizion i ardhmërisë për Kosovën.

Avdyli: Vizioni i presidentit Rugova ende mbetet vizioni unë për Kosovën

“Jemi këtu për të nderuar punën e secilit që jeni këtu, për të nderuar punën edhe të atyre që nuk janë këtu, që vendoset në kohët me të vështira që të mos përkuleshit në kohët me të vështira, por u bashkuat rreth vizionit të presidentit Rugova për liri, pavarësi, demokraci dhe atë deri në sakrificë. Edhe sot e kësaj dite vizoni i tij për shtet të lirë e demokratik, të orientuar drejt integrimit evropian e në miqësi të përhershme me SHBA-në, mbetet vizioni i ardhmërisë për Kosovën edhe në shekujt e ardhshëm. Shumë era e fortuna kanë fry e po fryjnë si nga brenda e nga jashtë por kështjella jonë ka themele të forta, të çelikosura, edhe nga djersa e gjaku i secilit kosovar”, tha Avdyli.

***

Deputetët e LDK-së nga Prizreni nisin fushatën për zgjedhje parlamentare

Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren u themelua më 7 prill të vitit 1990. Përvjetorin e themelimit kjo parti po e shënon pa liderin e saj, ish kryeministrin Isa Mustafa, i cili aktualisht gjendet për shërim në Gjermani.

Lidhja Demokratike e Kosovës duket se e ka marrë seriozisht nisjen e fushatës që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kësisoj, ata sot, i kanë nisur takimet e tyre duke zgjedhur komunën e Prizrenit.

Shumë zyrtarë të partisë së Isa Mustafës, e kanë zhvilluar sot një takim në Prizren.

“Aty ku bëhet Kuvendi, n’Prizren për fitoren e LDK-së”, ka shkruar në Facebook, deputeti i kësaj partie Armend Zemaj.

Ky subjekt politik së fundmi e bëri të qartë pozicionimin e tyre karshi qeverisë Haradinaj. Thanë se këtë javë do t'iu bëjnë ftesë të gjitha partive politike që të dakordohen se kur të mbahen zgjedhjet.

Në të kundërtën LDK është shprehur e gatshme që të  nis mocion mosbesimi dhe ta rrëzojë koalicionin qeverisës nga pusheti.

Image
Express
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test