Na ndiqni

Aktuale

Kimete Berisha: Dy të vdekur e ruajnë të gjallin

Nga: Mediat Shqiptare Më: 7 prill 2018 Në ora: 13:16
Kimete Berisha

Publicisjta e njohur, Kimete Berisha ka komentuar situatën politike në vend e cila është krijuar ditëve të fundit.

Berisha ka shkruar në Facebook se “në këtë atmosferë politike, Vetëvendosjes i mungojnë ata 'mangupat' e rebelimit që e bënin atmosferë, e që t'i 'nxjerrnin' sytë veç me guxu me mendu keq për Albinin, kurse LDK-së i konvenon që kjo qeveri të thellohet edhe më shumë në probleme, për shkak të pasigurisë që ndjejnë, anipse LDk sot shihet si shpresa e vetme. Një parti që bëhet e mençur dhe e urtë kur është më së ngushti, dhe kur të gjithë presin prej saj të bie, ajo çohet nëbkëmbë dhe dëshmin se partia nuk varet vetëm nga një njeri”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Postimi i plotë:

Jo po 'vdes' sot, jo po 'vdes' nesër, kaluan shtatë muaj dhe sot Ramush Haradinaj, ia doli të shes mend dhe të shfaq individualitetin e tij në botë', të bëhet personazh interesant, që i thotë Edi Ramës 'këqyri ti punët t'ua', mos na shit mend;

i thotë BE-së 's'po dini me punu e jeni proserb', kurse Erdoganit i turret me Skënderbeun, dhe asnjëri (përveç Presidentit turk), kurrë nuk ia kthen fjalën, sepse duket se askush (sikur edhe ne), nuk e merr seriozisht, e parashikojnë fundin e tij të shpejtë, prandaj pse m'u 'prish' për pak me një njeri që veç hijen e ka këndejpari.

Por, kështu, me njërën këmbë në 'dhe' e tjetrën mbi 'dhe', dikush e shtyn jetën pa e nguc' askush, sepse gjithkush heziton t'ia jap një shtyrë njeriut që i ka ditët e numëruara.

(Një profesor (i ndjerë) shqiptar, të cilit kurrë s'do t'ia përmend emrin e kish pasur zakon që gjatë gjithë jetës të shtiret si i sëmurë. Kjo shtirje e përhershme, e kishte ndihmuar ta kalojë jetën pa e nguc kurrë kush dhe pa i bë kush probleme, pa provu kush me garu me të apo me ia bë ndonjë sherr, sepse edhe njeriut më të keq nuk ia merr mendja ta ngacmojë një të sëmurë. Prit që po vdes sot, prit që po vdes nesër, ai i ishte afruar shekullit.

Kjo metodë shumë efikase tregon gjithmonë rezultate, dhe është praktikuar më shumë nga disa gra perfide të ktyneherit, të cilat kur e kanë pa veten të mbështetura për muri, ja kanë nisë m'u pakë, she boll mirë ja kanë bë).

S'di a e kam përmendur, kur në një tubim Neroni e dëgjoi fjalimin e Senekës që i mrekulloi turmën dhe të gjithë sytë kah ai, Neroni u ndje aq i vogël dhe inferior, sa që urdhëroi që ta vrasin Senekën, anipse e kishte njëfarë 'jarani'. Por, në atë të nxehtë tha: Seneka është aq shëndetlig e i dobët, ky edhe ashtu sot - nesër nuk e shtyn gjatë, prandaj mos të më regjistrohet se po e vras një njeri të 'vdekur', mos e vritni, ju tha. Dhe, kështu filozofi ia pa hajrin hajrin 'sënundjes' së tij, e cila ia shpëtoi jetën.

Ramush Haradinajn s'ka kush ta rrëzojë, dhe prandaj Vjosa Osmani ia jep 'shansin' të rrëzohet vet. Janë do njerëz, si Ramushi, që nuk rrëzohen vet, dhe prandaj, nuk e kuptoj idenë e Vjosa Osmanit që t'i tregojë Ramushit çka duhet të bëjë ai me veten e tij, në vend se ta befasojnë, ta presin momentin kur ta merr gjumi dhe ta rrëzojnë, pa marrë leje prej tij (dhe pa e pyetur për dëshirën e tij fundit'.

Trishtimi qytetar bëhet më i thellë kur e shohim se as s'ka kush-kë ta ndihmojë të ngritet e as s'ka kush-kë ta ndihmojë të bie, e të rehatohet njëherë e mirë.

Njerëzit mund të jetojnë në gjumë të thellë 100

vjet, nëse s'ka kush t'i çojë te shpia bashkë me kauç.

Në këtë atmosferë politike, Vetëvendosjes i mungojnë ata 'mangupat' e rebelimit që e bënin atmosferë, e që t'i 'nxjerrnin' sytë veç me guxu me mendu keq për Albinin, kurse LDK-së i konvenon që kjo qeveri të thellohet edhe më shumë në probleme, për shkak të pasigurisë që ndjejnë, anipse LDk sot shihet si shpresa e vetme. Një parti që bëhet e mençur dhe e urtë kur është më së ngushti, dhe kur të gjithë presin prej saj të bie, ajo çohet nëbkëmbë dhe dëshmin se partia nuk varet vetëm nga një njeri.

P.S. Por, Adem Grabovci, është i gatshëm që para Bajramit të bëhet kurban paraprak.

Tha, është paraparë (demek, Presidenti e ka paraparë), që unë të bëhem kurban për vizat, dhe prandaj pranoj vullnetarisht të sakrifikohem për popullin.

Nuk e ndjen veten fajtor, tha, se vetëm e ka kryer punën e tij.

Merre me mend çka kanë folë e maru këta tinëz në fshehtësi, kur këto 'biseda' kriminale i kanë konsideru normale, prandaj kanë folë ashiqare si gjaja e gjallë në telefon.

Merre me mend çka konsiderojnë këta kriminelë 'jonormale'.

Kadri Veseli ka shumë punë për ta pastruar partinë nga morrat, nga gjaku, nga baglat, nga opingat, nga shtrigat, nga hajnat dhe kriminelët.

Pronton e Grabovcit është vetëm njëbepisod, sepse PDK-ja vet është 'Pronto'.

Është parti e kriminalizuar që për të mbijetuar duhet të riformohet, të ribëhet ose thënë shul-shqip duhet të dekriminalizohet.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test