Na ndiqni

Aktuale

Zhvillime të papritura në LDK: Fatmir Sejdiu kërkon rikthimin në krye të partisë?

Nga: Lajmi Më: 6 prill 2018 Në ora: 19:47
Fatmir Sejdiu

Zhvillimet në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) duket se do të jenë më të hovshme se sa është menduar. Në këtë parti tashmë dominon ideja se kryetari aktual Isa Mustafa, i cili për muaj të tërë po vazhdon të kurohet në Gjermani, zor se do të mund ta ushtrojë edhe më tej këtë funksion.

E nisur nga kjo, grupe të caktuara në LDK tashmë kanë filluar t’i bëjnë kalkulimet se kush do të mund ta zëvendësonte Mustafën në krye të partisë.

Brenda partisë aktualisht më me së shumti deputet në Kuvend janë pozicionuar tri grupe, merr vesh lajmi.net: Grupi i Lutfi Hazirit që e shohin atë kryetar, ai i Agim Veliut dhe grupi i Dukagjinit në krye me kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Mirëpo, të gjithë këto matematika mund t’i prish një person i katërt. Bëhet fjalë për ish kryetarin e LDK-së dhe ish presidentin e vendit, Fatmir Sejdiu.

Lajmi.net merr vesh nga burime të sigurta brenda LDK-së se Sejdiu seriozisht është duke e shqyrtuar mundësinë që të rikthehet në majën e partisë.

Sejdiu i cili edhe në Kuvendin e fundit provoi të rikthehej në pozitën e kryetarit të partisë, por u stopua nga Isa Mustafa, ka filluar takimet me deputetët e LDK-së.

“Sejdiu i ka filluar takimet me deputetët e LDK-së. Të fundit që e ka takuar ka qenë deputeti Naser Rugova”, ka thënë një burime për lajmi.net.

Megjithatë as Sejdiu e as Rugova nuk janë përgjigjur në telefonatat tona për ta konfirmuar këtë takim apo për të demantuar.

Sejdiu në zgjedhjet e fundit partiake e ka pasur mbështetjen e Vjosa Osmanit dhe disa zyrtarëve tjerë të lartë të LDK-së.

Lajmi
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test