Na ndiqni

Aktuale

Mustafa: Nëse koalicioni i ka votat për Demarkacion, edhe LDK-ja do t’i ndihmojë

Nga: Bota sot Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 14:53
Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se tani është në dorën e qeverisë që t’i sigurojë votat për ratifikimin e Demarkacionit.

Ai ka thënë se nëse koalicioni i ka votat, atëherë edhe LDK-ja “do ta ndihmojë këtë proces”.

Këto deklarata ai i bëri pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së ku pikërisht temë e diskutimit ishte çështja e shenjëzimit të kufirit me Malin e Zi.

“Ne biseduam për çështjen e Demarkacionit dhe propozimet e qeverisë që në Kuvend ta procedojë ratifikimin e kësaj marrëveshje. Ne si LDK besojmë se është përgjegjësi e koalicionit që ata t’i sigurojnë votat dhe disponimin që ta përkrahin marrëvveshjen në Kuvend. Nëse koalicioni i ka votat edhe ne do ta ndihmojmë këtë proces”, deklaroi kryetari i LDK-së.

“Është çështje e jona që karshi vlerësimeve tona ta ndihmojmë këtë proces, pasi duam që qytetarët e vendit të lëvizin lirshëm, të udhëtojnë të lirë”, theksoi Mustafa.

Sipas tij, deklaratat e Haradinajt dje gjatë ditës në Kuvend janë joserioze. Mustafa pretendon se një kryeministër nuk mundet ta propozj një projektligj, dhe atë ta kontestoj vet.

“Deklarata e Haradinajt në Kuvend janë joserioze, sepse nuk mundet një kryeministër t’ia propozoj një projektligj Kuvendit dhe atë ta kontestoj vet. Nëse kryeministri dhe partnerët e koalicionit sigurojnë votat, atëherë LDK-ja do të jetë e përgjegjshme për qytetarët”, përfundoi Isa Mustafa.

Bota sot
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test