Na ndiqni

Aktuale

LDK tregon se kur do të nis procedurën e mocionit për rrëzimin e qeverisë

Nga: Mediat Shqiptare Më: 5 prill 2018 Në ora: 23:32
LDK

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osamni, sonte në emisionin “DPT te Fidani”, në T7, ka thënë se javën e ardhshme duhet të vendoset data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Ajo ka treguar se ditët në vijim do t’i dërgohet ftesa partive për të diskutuar datën e zgjedhjeve.

“Javën e ardhshme do t‘i dërgojmë ftesë publike të gjitha partive që të ulemi në tavolinë dhe të dakordohemi për datën e zgjedhjeve. Nëse nuk gjejmë përkrahje do të vazhdojmë menjëherë me procedurën e mocionit. Çdo kohë që po kalon në këtë qeverisjen është në dëm të Kosovës”, ka thënë Osmani.

Ajo ka thënë se me këtë qeveri është duke u rrezikuar Kosova.

“Ne jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje dhe për këtë jemi duke i kërkuar ato. Kjo po bëhet për të shpëtuar vendin nga një qeverisje e keqe”.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test