Na ndiqni

Aktuale

Refuzohet propozimi i Haradinajt: Ndërkombëtarët nuk e pranojnë emrin e Ramadanit për zv.shef të AKI'së

Nga: Express Më: 5 prill 2018 Në ora: 20:47
Ramush Haradinaj dhe Burim Ramadani

Në kohën kur Agjencia Kosovare e Intelegjencës pritet të mbetët pa udhëheqës pas skandalit me dëbimin e gjashtë shtetasve turq, tashmë kanë filluar propozimet e emrave për udhëheqjen e këtij institucioni.

Televizioni 7 mëson se përvec tij, pritet të shkarkohet edhe zëvendësi i tij Latif Merovci dhe kryeinspektori i AKI-së, Shkëlzen Sopjani.

Televizioni 7 ka kuptuar përmes burimeve të veta se njëri prej emrave që është propozuar nga Kryeminsitri për zëvendës drejtor të këtij institucioni është Burim Ramadani, që aktualisht është zëvëndësministër i FSK-së.

Por siç mëson Televizioni, një propozim i tillë nuk ka marr mbështetjen e ndërkombëtarëve në Kosovë. Ata kanë refuzuar këtë propozim të Haradinajt me arsyetimin se nuk dëshirojnë që në kry të këtij insitutcuioni të sillën sërish emra politik.

Sipas po të njejtave burime, ndërkombetarët kanë kërkuar që në krye të kësaj agjencie  të jetë një person më reprezetativ dhe jo politik.

Merret vesh se për ndërkombetarët do të ishte i pranuesh edhe ndonjë emër nga sistemi i drejtësisë.

Cështja e zgjedhjes së shefit të AKI-së ka mbetur të negociohet mes dy krerëve të shtetit, Presidentit Thaci dhe kryeministrit Haradinaj

Drejtori i AKI-së, Driton Gashi ende nuk ka dhënë zyrtarisht dorëheqja nga posti i tij, ndonëse të mërkuren në emisionin “Pressing”, Ministri Tahiri tha se ai tashmë ka ofruar dorëheqjen.

Përkundër insistimit, Ofrimin e dorëheqjes së Gashit nuk e kanë konfirmuar për Televizionin 7  Zyra e Kryeministrit dhe ajo e Presidentit.

Express
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test