Na ndiqni

Aktuale

Sipas LDK-së, Kosova është në krizë të thellë

Nga: Mediat Shqiptare Më: 5 prill 2018 Në ora: 14:25
LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka bërë të ditur se sot është mbajtur mbledhja me Kryetarët e Degëve, ku kjo parti edhe një herë vlerësoi se vendi ka hyrë në krizë të thellë institucionale dhe politike.

LDK thotë se temat e rëndësishme nuk mund të adresohen nga “një qeveri e rënë”.

“Kryetarët e Degëve e vlerësojnë qëndrimin e Kryesisë së LDK-së, të dhënë në mbledhjen e fundit të Kryesisë së LDK-së, lidhur me zhvillimet e fundit politike. Është e qartë se qeveria e pakicës nuk mund të udhëheqë me vendin dhe se temat e rëndësishme për vendin nuk mund të adresohen nga një qeveri e rënë”, thuhet në kumtesën dërguar mediave, përcjell KosovaPress.

Kryetarët e Degëve kanë intensifikuar përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme.

“Në ditët në vijim, Kryesia e LDK-së do të jenë në secilën degë të LDK-së për të komunikuar me strukturat e degëve dhe për të intensifikuar përgatitjet për zgjedhje”, thuhet tutje.

Sipas komunikatës, degët e LDK-së janë të gatshme t’i nënshtrohen procesit zgjedhor dhe janë të bindur në mbështetjen e qytetarëve.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test