Na ndiqni

Aktuale

Haradinaj e pranon rrezikun e bosnjëzimit nga Asociacioni

Nga: Mediat Shqiptare Më: 5 prill 2018 Në ora: 00:02
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj duke folur për Asociacionin, ka thënë se do të bëhet vetëm me ligje të Kosovës.

“Për Asociacionin është fat i madh se nuk kemi dalë jashtë Kushtetutës dhe ligjeve. Kush dëshiron që të bëhet asociacioni, është i detyruar që ta bëjë në bazë të ligjeve të Kosovës dhe nuk ka pushtet ekzekutiv, as legjislativ, pra është vetëm koordinim. Është asocim i disa mekanizmave si rasti ynë, nuk ka mundësi të dalë jashtë”, deklaroi ai para analistëve në Debat Plus në RTV Dukagjini.

Kur u pyet se a rrezikon Kosova bosnjëzimin për shkak të asociacionit, ai tha se çdo gjë është rrezik.

“Çdo gjë është rrezik. Duhet të kemi kujdes në hapa, çdoherë”, u shpreh ai.

Ndërsa, kur u pyet se cila është zgjidhja, a duhet të mbetet Kosova peng i një zhvillimi të tillë, ai tha se duhet të jetë e kujdesshme.

“Nuk ka pse të jetë peng e asnjë zhvillimi Kosova. Duhet të jetë e kujdesshme në çdo aspekt”, vazhdoi ai më tutje.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test