Na ndiqni

Aktuale

Haradinaj, pro taksës në Kalimash

Nga: Mediat Shqiptare Më: 4 prill 2018 Në ora: 23:50
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur pro vendosjes së takës në Rrugën e Kombit. Ai nuk ka dhënë mendimin e tij në lidhje me tarifën 5 euro, por tha se pa taksë është e pamundur të mirëmbahet rruga.
Kreu i ekzekutivit të Kosovës tha se pavarësisht se kjo nuk është diksutuar në mbledhjet e dy qeverive, tha se vendosja e taksës për rrugën ndodh në gjithë botën.

“Kjo temë nuk është diskutuar në mbledhjet e kaluara mes qeverive. Jemi të interesuar që ta diskutojmë. Pa taksë është e pamundur, duhet me u vendos për tunelin, rrugën, kosto e ndërtimit. Ndodh në gjithë botën. Ndoshta tek kalkulimi dhe komunikimi është pak problem. Ne në të kaluarën kemi qenë shumë solidarë, kemi dhënë për çështje të ndryshme. Është dashtë me ju thënë kosovarëve që nga paraja juaj që jepni për këtë taksë për atë taksë do të përmbyllet ajo rrugë, janë pjesë të tëra që kanë mbet pa përfunduar. Njëkohësisht e zgjatin kohen. Është mirë një komunikim më i mirë”, ka deklaruar Haradinaj.

Në një intervistë për Vizion Plus, Haradinaj tha se qeveria e Kosovës nuk ka në plan për vendosjen e një takse të tillë, ndërsa ka dënuar skenat e dhunës në Kalimash.

“Më ka ardhur keq nga skenat që kam parë, duhet me pas kujdes, ju bëj thirrje të përmbahen, duhet të kemi kujdes në veprimet tona, është e dhimbshme kur shkaktojmë aq shumë dëm me qëllimin për të rregulluar diçka tjetër”, ka thënë Haradinaj.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test