Na ndiqni

Aktuale

Haradinaj: Dëbimi i gylenistëve, aksident i Kosovës – kërkova mirëkuptim nga BE’ja e SHBA’ja

Më: 4 prill 2018 Në ora: 20:58
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se arrestimi i gjashtë shtetasve turq në Kosovë, për t’u dëbuar më pas në Turqi – ku ata akuzohen për gjoja terrorizëm, si pjesëtarë të lëvizjes së Fethullah Gylenit – ka qenë “aksident i Kosovës”.

Haradinaj ka thënë se Kosova ka bërë shumë përparime në rend dhe ligj, dhe se skandali me gylenistët “ka qenë një gabim, një aksident i Kosovës”.

Shefi i ekzekutivit të vendit ka thënë se ka biseduar me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas këtij rasti.

“I kam siguruar institucionet e BE’së, Uashingtonin, se ishte gabim”, ka thënë Haradinaj në RTV Dukagjini.

“I kam lutur ta mirëkuptojnë Kosovën në rrugën drejt integrimit në BE”, është shprehur Haradinaj.

Sipas tij, “nuk është e thjeshtë situata, por nuk duhet të dobësohemi në perspektivën para nesh”.

Ai ka thënë se i ka dhënë sinjal BE’së dhe SHBA’së se Kosova po e korrigjon gabimin e bërë.

“Veprimi i menjëhershëm, me shkarkimin e dy përgjegjësve të institucioneve të rendit, mendoj se ka qenë një sinjal i fortë për BE’në dhe Uashingtonin se Kosova ka bërë gabim dhe po e korrigjon”, ka theksuar Haradinaj.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test