Na ndiqni

Aktuale

Haradinaj: Hungaria partner i rëndësishëm në rrugën evropiane

Nga: KosovaPress Më: 4 prill 2018 Në ora: 15:09
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ambasadorin e Republikës së Hungarisë, Laszlo Markusz

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Hungarisë, Laszlo Markusz.

Me këtë rast kryeministri falënderoi qeverinë e Hungarisë për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep Kosovës në të gjitha fazat e shtet ndërtimit, veçmas tani në rrugën e integrimit evropian.

“Kryeministri Haradinaj e informoi për angazhimin e Qeverisë dhe të institucioneve të Kosovës në fuqizimin e sundimit të rendit dhe të ligjit në Kosovë, avancimin në procesin e zbatimit të Agjendës së Reformave Evropiane, zhvillimin ekonomik dhe për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe rajon”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

KosovaPress
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test