Na ndiqni

Aktuale

LDK i kundërpërgjigjet Haradinajt: Qeveria është e rrezuar

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 4 prill 2018 Në ora: 13:47
Ilustrim

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, përveç çështjeve tjera të diskutuara ka folur për zgjedhjet e mundshme që mund të mbahen në rast që sipas kryeministrit LDK dëshiron zgjedhje të reja.

“Për me shkuar në zgjedhje besoj që edhe na Aleanca jemi aty për votat e LDK-së, edhe koalicioni qeverisës ua jep nëse janë për zgjedhje”, tha ai.

Image
Naser Rugova

Në lidhje më këtë ka reaguar edhe Naser Rugova deputet  i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Ai në një prononcim për “Bota Sot” ka thënë se një deklaratë e tillë e Haradinajt është konfirmim se ai nuk e ka shumicën parlamentare dhe se kjo qeveri është e rrezuar.

“Ky është edhe një konfirmim nga vetë Haradinaj që nuk e ka shumicën parlamentare dhe se kjo qeveri është e rrezuar dhe nuk mund të vazhdoj më kështu. Po e kemi cekë edhe më herët dhe vazhdojmë ta përsërisim se LDK është e gatshme për zgjedhje të reja dhe sidomos tash kur po e dimë se kjo qeveri është më një pakicë parlamentare në Kuvend për çka edhe dyshohet se mund të veproj si qeveri”, ka thënë deputeti Naser Rugova.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test