Na ndiqni

Aktuale

Haradinaj i gatshëm për ta rrëzuar veten: Ia jap edhe votat e mia LDK-së nëse janë për zgjedhje

Nga: Mediat Shqiptare Më: 4 prill 2018 Në ora: 09:59
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Kryeministri i Kosovës, në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, ka folur për tërheqjet e njohjeve për Kosovën.

Ai gjithashtu ka thënë se edhe koalicioni Qeverisës e përkrahë kërkesën e LDK-së për zgjedhje të reja.

“ Për me shku në zgjedhje edhe Aleanca dhe koalicioni qeverisës ia jep votat nëse janë për zgjedhje”, ka deklaruar Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë.

Kjo kërkesë e Lidhjes Demokratike e Kosovës për zgjedhje të reja ka ardhur si pasojë e zhvillimeve të fundit në vend, ku u deportuan 6 shtetas turq nga Kosova.

Ndërkohë kjo kërkesë është cilësuar si joserioze nga Lëvizja Vetëvendosje dhe PDK-ja.

Haradinaj gjithashtu ka folur për tërheqjen e njohjes nga shteti i Burundit.

Haradinaj tha se mundësia e tërheqjes së njohjeve ekziston si mundësi dhe nuk jemi të mbrojtur nga kjo.

“Duhet të jemi të kujdesshëm në deklarime. Nuk di sa e është e vërtetë se për çka ka ndodhur tërheqja e njohjes nga Burundi”, deklaroi Haradinaj.

Ai gjithashtu ka falënderuar ish-ministrin e brendshëm Flamur Sefaj, për punën e deritanishme të realizuar.

Haradinaj ka thënë se nuk ka qenë i informuar për rastin e të deportuarve të shtetasve turq, as në mënyrë zyrtare por as dhe në atë private.

I pari i qeverisë, ka thënë po ashtu se tash e tutje duhet të ruajnë kredibilitetin e institucioneve.

Haradinaj flet për tërheqjen e njohjes nga Burundi?

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, ka folur për tërheqjet e njohjeve për Kosovën.

E fundit që ka ndodhur është ajo nga shteti i Burundit, i cili e kishte njohur vendin tonë më 28.10.2012, tërheqje e cila erdhi pas ofensivës së diplomacisë serbe kundër shtetësisë së Kosovës.

Haradinaj tha se mundësia e tërheqjes së njohjeve ekziston si mundësi dhe nuk jemi të mbrojtur nga kjo.

“Duhet të jemi të kujdesshëm në deklarime. Nuk di sa e është e vërtetë se për çka ka ndodhur tërheqja e njohjes nga Burundi”, deklaroi Haradinaj.

Emërohet bordi i AKA-së, pjesë e tij edhe tre ndërkombëtarë

Qeveria e Kosovës ka emëruar bordin prej 9 anëtarësh të Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

Sipas ministrit të Arsimit, Shyqyri Bytyqi, anëtarët e zgjedhur janë profesional dhe ka plotësuar të gjitha kriteret e parapara.

Ai ka njoftuar se pjese e anëtarëve të bordit janë edhe tre ndërkombëtare.

Ndryshe, shkarkimi i bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë që Kosova të përjashtohet nga Komiteti i Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test