Na ndiqni

Aktuale

Haradinaj i gatshëm për ta rrëzuar veten: LDK i ka edhe votat e AAK-së

Nga: Periskopi Më: 4 prill 2018 Në ora: 09:52
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se edhe koalicioni Qeverisës e përkrahë kërkesën e LDK-së për zgjedhje të reja.

“ Për me shku në zgjedhje edhe Aleanca dhe koalicioni qeverisës ia jep votat nëse janë për zgjedhje”, ka deklaruar Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë.

Kjo kërkesë e Lidhjes Demokratike e Kosovës për zgjedhje të reja ka ardhur si pasojë e zhvillimeve të fundit në vend, ku u deportuan 6 shtetas turq nga Kosova.

Ndërkohë kjo kërkesë është cilësuar si joserioze nga Lëvizja Vetëvendosje dhe PDK-ja.

Periskopi
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test