Na ndiqni

Aktuale

LDK-ja tërhiqet nga mocioni, kërkon zgjedhje

Nga: Zëri Më: 4 prill 2018 Në ora: 08:54
Lutfi Haziri

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së, ka thënë për media se nuk planifikojnë rrëzimin e qeverisë “Haradinaj” nëpërmjet mocionit të votëbesimit në Kuvend, por kanë ftuar partitë politike të mblidhen sa më parë për ta caktuar datën e zgjedhjeve të parakohshme.

Nënkryetari i partisë më të madhe opozitare (LDK), Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se nuk po planifikojnë të iniciojnë mocion votëbesimi për qeverinë “Haradinaj” në Kuvend pas zhvillimeve të fundit në vend, përkatësisht me arrestimin dhe deportimin e shefit të Zyrës Serbe për Kosovën Marko Gjuriq, njëjtë siç u veprua edhe me gjashtë gylenistët.

Pas daljes së Listës Serbe koalicioni qeverisës i ka vetëm 53 vota në Kuvend, duke mbetur kështu “Qeveri e pakicës”.

Megjithatë, Kryesia e LDK-së nëpërmjet një komunikate për shtyp dje ka vlerësuar se zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme, me ç’rast kanë ftuar partitë politike të mblidhen sa më parë për ta caktuar datën e zgjedhjeve të parakohshme.

“S’ka iniciativë për mocion votëbesimi. Ne mocionin e kemi kërkuar para ndodhisë së Mitrovicës dhe të gylenistëve. Në këtë fazë jemi në vlerësimin e të gjitha angazhimeve politike të gjendjes që është shumë fragjile dhe pa stabilitet politik. Kështu që shumë shpejt ne dalim me qëndrime të tjera”, ka thënë Haziri për “Zërin”.

Zëri
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test