Na ndiqni

Aktuale

‘Qeveria Haradinaj do t’i ketë 72 deputetë në ditët në vijim’

Nga: Express Më: 4 prill 2018 Në ora: 07:09
Ramush Haradinaj

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj thotë se largimi i Listës Serbe nuk do të bëjë problem në vazhdimin e qeverisjes së Ramush Haradinaj. Thekson se në ditët e ardhshme, Haradinaj do të marrë mbështetjen edhe të disa deputetëve të tjerë të Kuvendit. Kështu, Haradinaj do të mund të llogaritë në 72 vota në Kuvend.

“Po ju garantoj që kjo qeveri do t’i ketë përafërsisht 72 deputetë”, tha Lekaj.

“Në ditët në vijim do të bindeni që kjo qeveri do të mbështetet nga deputetët e parlamentit të Republikës së Kosovës të zgjedhur nga populli”, theksoi ai.

Por, kjo sipas Lekajt, nuk do të thotë se qeveria po zgjerohet.

“Nuk ka zgjerim por ka mbështetje nga deputetët që mendojnë pozitivisht’, tha Lekaj.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test