Na ndiqni

Aktuale

Ekskluzive: Isa Mustafa këtë fundjavë kthehet në Kosovë

Nga: Bota sot Më: 3 prill 2018 Në ora: 17:40
Isa Mustafa

Ish kryeministri i Kosovës njëherësh edhe kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, për shkak të disa komplikimeve shëndetësore në janar të këtij viti ishte dërguar për në Gjermani.

“Bota sot” nga burime të afërta mëson se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas qëndrimit disa mujor në Shtutgart të Gjermanisë më në fund do të vije në Kosovë.

Ky burim i ka thënë gazetës se profa (Isa Mustafa) deri në fundjavë do të vije në Kosovë.

“Profa nga Gjermania deri në vikend vjen në Kosovë, pra nga e enjta deri të dielën”, tha ky burim për Bota sot”.

E lidhur me këtë  “Bota sot” ka kontaktuar edhe nënkryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, njëherit edhe bashkëpunëtor i afërt i kryetarit të LDK-së.

Veliu në një prononcim për “Bota sot” tha se lideri i LDK-së shumë shpejt do të vije në Kosovë.

I pyetur se a do të vije në Kosovë këtë fundjavë, Veliu u përgjigj se ndoshta do të vije edhe këtë fundjavë.

“Kryetari Isa Mustafa shumë shpejt do të jetë në Kosovë. Ndoshta edhe në vikend do të vijë, nuk mund të them saktë ditën, por ndoshta edhe këtë vikend”, tha nënkryetari i LDK, Agim Veliu për “Bota sot”.

Kujtojmë se në muajin janar, Isa Mustafa në fillim ishte trajtuar në një spital privat në Prishtinë, siç thuhet, për shkak të një gripi, për të vazhduar më pas trajtimin në Gjermani.

Bota sot
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test