Na ndiqni

Aktuale

LDK konsideron se Qeveria ka rënë, ka një kërkesë për partitë politike

Nga: Mediat Shqiptare Më: 3 prill 2018 Në ora: 17:25
LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se vendi është në krizë të thellë institucionale dhe politike dhe konsideron që Qeveria ka rënë, derisa nuk e ka shumicën në Kuvend.

Përmes një komunikate për media, LDK kërkon zgjedhje të parakohshme dhe fton partitë që të mblidhen sa më parë për të  caktuar datën e zgjedhjeve dhe fton strukturat e saj që të mobilizohen për përgatitjet për zgjedhje.

Komunikata e plotë e LDK-së:

Kryesia e Lidhjes Demokratike e Kosovës, në mbledhjen që mbajti sot, vlerësoi se vendi ka hyrë në krizë të thellë institucionale dhe politike. 

Qeveria nuk e ka shumicën në Kuvendin e Kosovës dhe, në bazë të rregullave të demokracisë, kjo Qeveri konsiderohet e rënë. 

Temat e rëndësishme për qytetarët e vendit nuk mund të adresohen nga një qeveri e pakicës. 

Si rezultat, zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme. 

LDK-ja fton që partitë politike të mblidhen sa më parë për të caktuar datën e zgjedhjeve, në mënyrë që këto zgjedhje të jenë të përgatitura si duhet dhe vullneti i qytetarëve të shprehet lirshëm. 

LDK-ja është e gatshme që t’i nënshtrohet vullnetit të lirë të qytetarëve në zgjedhjet e pritshme. 

Kryesia e LDK-së fton të gjitha strukturat e veta, në të gjitha nivelet, që të mobilizohen dhe të intensifikojnë përgatitjet e nevojshme për zgjedhje.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test