Na ndiqni

Aktuale

LVV dhe “të pavarurit” bëhen bashkë me LDK-në si bllok opozitar

Nga: Insajderi Më: 3 prill 2018 Në ora: 15:50
Kuvendi i Kosovës

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës me mbështetjen e Grupit Parlamentar të VV dhe GDP fillon procedurat për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për rastin e deportimit të gjashtë shtetasve të Republikës së Turqisë.

“Duke marrë parasysh mos harmonizimin e veprimeve institucionale të Qeverisë së Kosovës lidhur me rastin e depërtimit të gjashtë shtetasve të Republikës së Turqisë si dhe duke pas parasysh pasojat të cilat janë krijuar nga kjo ngjarje dhe ikjen nga përgjegjësia e kësaj qeveri para Kuvendi të Republikës së Kosovës, Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës me mbështetjen e Grupit Parlamentar të VV dhe GDP filluan procedurat për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për rastin e deportimit të gjashtë shtetasve të Republikës së Turqisë”, thuhet në një njoftim të LDK-së.

Insajderi
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test