Na ndiqni

Aktuale

Erdoganit i shkon përgjigja e Haradinajt, lajmi përkthehet nga mediet turke

Nga: Express Më: 3 prill 2018 Në ora: 11:38
Ramush Haradinaj

Debati mes Recep Tayyip Erdoganit dhe kryeministrit Ramush Haradinaj po merr vëmendjen e medieve botërore, ndërsa mediet turke janë përkujdesur të transmetojnë mesazhin që Haradinaj dje ia dërgoi Erdoganit nga Prishtina

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan - pasi Kosova ia dorëzoi gjashtë gylenistë, drejtues dhe profesorë të Kolegjit Mehmet Akif, - ka falënderuar përzemërsisht presidentin Hashim Thaçi, ndërsa tha se kryeministrit Ramush Haradinaj duhet t’i vijë turp që shkarkoi ministrin e Brendshëm dhe shefin e AKI-së për shkak të deportimit të gylenistëve.

Haradinaj vendosi që pas dy ditëve, në një organizim për Skënderbeun, të çonte mesazhin e tij te Erdogani. Presidentit turk i tha se Kosova i kryen vetë punët e saj, pa interferimin e Turqisë nga jashtë.

“Kryeministri Haradinaj ka zgjedhur ceremoninë e nderimit të heroit që i rezistoi Perandorisë Osmane gjatë shekullit të 15 për t’iu përgjigjur kritikave të presidentit Erdogan të bëra më 31 mars”, shkruan versioni anglisht i medies turke, Hurriyet.

Ndërsa për kritikat e Erdoganit dhe reagimin e Haradinajt i kanë transmetuar edhe medie të fuqishme botërore. Washington Post përcjellë po ashtu mesazhin e Haradinajt nga evenimenti për nder të 550 vjetorit të heroit Skënderbeut.

Express
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test