Na ndiqni

Aktuale

Deputeti i LDK-së: Gazi lotsjellës u hodh në drejtim timin për të më dëmtuar

Nga: Periskopi Më: 1 prill 2018 Në ora: 22:49
Pamje nga Kuvendi i Kosovës

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz  Kelmendi ka folur për gjendjen e tij shëndetësore.

Kelmendi ka folur edhe për ditën e votimit të Demarkacionit, duke treguar se gazi lotsjellës e kishte dëmtuar atë ditë, pasi sapo e kishte përfunduar dializën,

Ai madje ka thënë se gazi lotsjellës është hedhur në drejtim të tij që të dëmtohej individualisht, dhe të mos mund të qëndronte në Kuvend për ta votuar Demarkacionin.

“Atë ditë po më ka bë keq, sepse isha pas dializës. Sepse dializa ma dobëson pak shtypjen. Pak më dëmtoj. Dhe e keni parë që Vetëvendosja e ka pas qëllim hedhjen e gazit lotsjellës në drejtim timin, që unë me u dëmtu, e me shku, dhe mos me e votu Demarkacionin. Dy gazlotësjellës janë drejtuar nga unë” ka deklaruar Kelmendi në RTV 21.

Periskopi
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test