Na ndiqni

Aktuale

Reshitaj: Viktimat e dhunës seksuale të luftës në Kosovë janë heroinat e shtetit tonë

Nga: Koha.net Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 16:56
Albena Reshitaj

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ka marrë pjesë në përmbylljen e fushatës vetëdijësuese kundër diskriminimit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Në ceremoninë e prezantimit të të gjeturave të kësaj fushate, Reshitaj e ka vlerësuar si hap të madh dhe të rëndësishëm këtë fushatë në drejtim të integrimit të kësaj kategorie në shoqëri dhe trajtimit të duhur institucional që kjo kategori meriton. 

“Gruaja ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e vendit, janë nënat shqiptare ato që rritën dhe ia falën Kosovës djemtë dhe vajzat më të mira, janë ato që luftuan kundër të keqes për një të ardhme më të mirë për fëmijët e te tyre, vuajtjet e të cilave nuk po përfundojnë as sot”, ka deklaruar Reshitaj.

Koha.net
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test