Na ndiqni

Aktuale

Rexhep Selimi flet për kërkesën e LDK-së për zgjedhje të reja

Nga: Blic Më: 1 prill 2018 Në ora: 21:13
Rexhep Selimi

Deputeti i Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka folur për gjendjen e krijuar në qeverinë e Kosovës, pas zhvillimeve të fundit në vend.

Deputeti i VV-së e ka quajtur qeverinë Haradinaj, si qeveri që tashmë është e rrëzuar.

Selimi u shpreh se tashmë qeveria e ka përcaktuar vetë rrëzimin e saj me anarki institucionale dhe keqqeverisje.

“Qeveria e ka përcaktuar vete tashme rrëzimin e saj me keq qeverisje, me anarki institucionale dhe keq funksionimin te koalicionit qeverisës” ka thënë Selimi.

 Kurse, Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar që vendi të shkojë në zgjedhje,  por jo duke e  rrëzuar Qeverinë, por duke kërkuar konsensusin politik të partive për t’u ulur dhe dakorduar për datën e zgjedhjeve të parakohshme, pikërisht pas daljes nga qeveria e Listës Serbe dhe ngjarjet e fundit në Kosovë.

Por për idenë e LDK-së, Selimi ka  një përgjigje interesante.

Thotë se  qeveria Haradinaj nuk do të mund të rrëzohet nga LDK, as në kohën kur do të vinin zgjedhjet e jo më tani.

“Kurse, sa i përket mocionit te LDK-së kjo qeveri nuk do rrëzohej as kur të vinin zgjedhjet”, ka thënë Selimi

Ai është i bindur se  kjo qeveri do të rrëzohet më shpejtë, se sa ata janë të gatshëm ta menaxhojnë rrëzimin.

Selimi në kohën e fundit ka marrëdhënie të tensionuar me të parin e qeverisë pas një konflikti verbal që kishin në Kuvend, ku Haradinaj e quajti rrenc Selimin.

Blic
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test