Na ndiqni

Aktuale

A u konsultua me Kosovën taksa për “Rrugën e Kombit” ?! Kjo është përgjigja e Edi Ramës

Më: 1 prill 2018 Në ora: 12:34
Edi Rama dhe Ramush Haradinaj

Lajmi për vendosjen e një takse për “Rrugën e Kombit” nuk është pritur mirë jo vetëm në territorin e Shqipërisë, por edhe në Kosovë, ku shumë qytetarë, biznesmenë e madje politikanë të qeverisë kanë shprehur kundërshtitë e tyre.

Por mesa duket për kryeministrin Rama, këto kundërshti nuk janë shqetësimi i tij. Këtë të dielë Rama ka dalë përballë gazetarëve për të folur për herë të dytë mbi taksën në Rrugën e Kombit, 24 orë pas protestës së zhvilluar në Kukës.

I pyetur nga njëri prej gazetarëve nëse ishte konsultuar me qeverinë e Kosovës, Rama ka dhënë një përgjigje të prerë dhe me tone retorike.

Debati mes Ramës e gazetarit:

Gazetari: Me qeverinë e Kosovës jeni konsultuar?!

Rama: Kush ishte arsyeja që duheshe të konsultohesha?!

Gazetari: Po meqenëse keni bërë dhe mbledhje të përbashkëta…

Së pari njëher, nuk është taksë, që ta shpjegoj, se këtui në Shqipëri dëgjoj njerëz që thonë na janë rritur taksat. Është një histori për të arhdur keq sepse quajnë taksë pagenë e ujit e dritave. Këto nuk janë taksa, por tarifa përdorimi. Së dyti nuk kishim dhe skemi asnjë arsye të konsultojmë sepse nuk është një tarifë e vendosur politikisht, sepse është kosto, ose do e praniosh ose sdo e pranosh.

Lajmi
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test