Na ndiqni

Aktuale

"LDK sot nuk është dashur të rri anash"

Nga: Mediat Shqiptare Më: 31 mars 2018 Në ora: 21:17
LDK

Njohësi i çështjeve politike Faton Abdullahu përmes një postimi në Facebook ka shkruar se LDK sot nuk është dashur të rri anash.

Sipas tij, LDK si partia më e madhe në vend sot është dashur të jetë në qendër të vëmendjes të mediave dhe të qytetarëve, lidhur me atë që po ndodh rreth deportimit të qytetarëve turq.

Ai thotë se kjo parti është dashur të jetë ekstra aktive në demaskimin e marrëzive që janë bërë këto ditë, e sidomos sot.

Postimi i plotë Abdullahut:

LDK sot nuk është dashur të rri anash

LDK si partia më e madhe në vend sot është dashur të jetë në qendër të vëmendjes të mediave dhe të qytetarëve, lidhur me atë që po ndodh rreth deportimit të qytetarëve turq. Jo Thaçi, Jo Haradinaj, jo VV, por LDK-ja. Ajo është dashur të jetë ekstra aktive në demaskimin e marrëzive që janë bërë këto ditë, sidomos sot. Ka shumë gënjeshtra, akuza, sajesa e marrëzi të shumta që po e vënë qytetarin qëllimisht në konfuzitet. LDK është në pozitën më të ndershme dhe më të mirë që ta thotë të vërtetën e mungua për të mirën e Kosovës, të mirën e qytetarëve, dhe të mirën e raporteve tona me popullin turk.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test