Na ndiqni

Aktuale

LDK-ja ka një ofertë për zgjedhje të parakohshme

Nga: Mediat Shqiptare Më: 31 mars 2018 Në ora: 20:16
LDK

Java që vjen pritet të sjellë veprime konkrete nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe ofertë për partitë politike parlamentare për zgjedhjet e parakohshme.

Ky vikend do të shërbejë për ta, që të vendosin për pikat me të cilat do të prezantohen në ofertë, e që synohet të shndërrohet në marrëveshje të përbashkët për t’i dhënë vendit një datë për zgjedhje.

Vjosa Osmani nga kjo parti, ka thënë se përveç afateve të qarta se deri kur mund të vazhdojë kjo Qeveri, duhet të sigurohen se gjatë kësaj periudhe, institucionet të jenë funksionale e të kryejnë detyrat që kanë të bëjnë me agjendën evropiane me shpejtësi. Por, jo vetëm kaq.

Për këtë nuk do ta kenë përkrahjen e Vetëvendosjes.

Lëvizja kërkon që vendi të shkojë në zgjedhje menjëherë, e të mos përfundojë me Qeveri teknike.

Shefi i Grupit të Deputetëve të pavarur, Dardan Sejdiu, ka thënë se ata do t’i përgjigjen çfarëdo tryeze politike që do të kishte qëllim datën e zgjedhjeve, por jo t’i bëjnë argatin Listës Serbe.

Për zgjedhje nuk është Bilall Sherifi i Nismës, por thotë se duhet të ndodhte një riformatim.

Ndërkohë, Ahmet Isufi i AAK-së e përkrah idenë e shefit të tij në parti që të zhvillojë takim me të gjithë, pas daljes së Listës Serbe nga koalicioni.

Që nga e premtja, si opozitë janë radhitur edhe deputetët e Listës Serbe, e që përfundimisht në Kuvend koalicioni qeverisës nuk i ka 61 vota të domosdoshme.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test