Na ndiqni

Aktuale

E thotë Zëvendësministri i AAK-së: Është momenti që LDK-ja ta mbështetë Haradinajn

Nga: Mediat shqiptare Më: 31 mars 2018 Në ora: 19:14
Lidhja Demokratike e Kosoves

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka kërkuar mobilizim shqiptaro- europian pas situatës së krijuar në Kosovë.

Berisha përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se ka ardhur momenti që LDK-ja si partia e parë tradicionale demokratike- shqiptare, e themeluar nga rilindasi i fundit shqiptar Dr. Ibrahim Rugova, që t’i bëjë realitet qëndrimet e saj në mbështetje të Haradinajt.

Sipas Berishës është momenti që pjesa patriotike e PDK-së e NISMA-s, që të bashkohen dhe të forcojnë boshtin shqiptar pro- SHBA-së e pro BE-së, që ta forcojnë Republikën e ta mbrojnë prej tendencave nënshtruse e poshtëruese të aleancës ruso-turke.

Postimi i plotë:

Tre dite me pare, kur se bashku me nenkryetarin e LDK-se, Lutfi Haziri, kerkuam shkarkimin e ministrit te brendshem z.Flamur Sefaj dhe pergjegjesi te ministrit te jashtem z.Pacolli, ende nuk kishte ‘ndodhur’ rasti me deportimet e shtetasve turq.

Nuk kishte mundesi qe rasti ‘Gjuric’ te jete i izoluar dhe ishte e qarte per mua se ‘patriotizmi’ i z. Pacolli ishte skenar i parapergatitur.

Aleanca ruso-turke, qe ka sakatosur e gjakosur shqiptaret gjate historise, nuk mund te pajtohet me perparimin e shqiptareve dhe me lidhjen e saj, doren ne zemer, organike me perendimin respektivisht SHBA-ne, Britanine, Gjermanine e shtetet te tjera demokratike perendimore.

Piuni i Putinit, presidenti turk Erdogan, kercenon heroin e luftes kunder Serbise, kryeministrin e Kosoves, z. Haradinaj, se ai duhet te heq dore nga shqiptaria dhe aleanca me SHBA-ne, per t’iu rreshtuar ose nenshtruar aleances ruso-turke, dhe ate ne emer te vellazerise shqiptare me sllavo-turqit.

Kjo situate, kerkon nje mobilizim shqiptaro-europian.

Eshte momenti qe LDK-ja, si partia e pare tradicionale demokratike shqiptare, e themeluar nga rilindasi i fundit shqiptar, dr. Ibrahim Rugova, qe t’i beje realitet qendrimet e saj ne mbeshtetje te z. Haradinaj, eshte momenti qe pjesa patriotike e PDK-se e NISMA-se, qe te bashkohen dhe te forcojne boshtin shqiptar - pro SHBA-se e pro BE-se, qe te forcojne Republiken e ta mbrojne prej tendencave nenshtruese e poshteruese te aleances ruso-turke.

Çdokush qe e ka vetem njohurine elementare historike, e ka te qarte nenkuptimin e pasojave per popullin shqiptar e per shtetin e Kosoves.

Ky skenar ruso-turk, ne situaten e krizes diplomatike te Perendimit me Rusine, ne nuk duhet te ju lejojme asnje hapesire per te perseritur skenaret e se kaluares, si ‘mall’ per kusuritje e me pasoja qe ende nuk kemi arritur t’i riparojme.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test