Na ndiqni

Aktuale

LDK nis procedurat për thirrje të seancës së jashtëzakonshme

Nga: Mediat Shqiptare Më: 30 mars 2018 Në ora: 19:29
Kuvendi i Kosovës

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës me mbështetjen e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes dhe Grupit të Deputetëve të Pavarurë ka filluar procedurat për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për rastin e deportimit të gjashtë shtetasve të Republikës së Turqisë

“Duke marrë parasysh mos harmonizimin e veprimeve institucionale të Qeverisë së Kosovës lidhur me rastin e depërtimit të gjashtë shtetasve të Republikës së Turqisë si dhe duke pas parasysh pasojat të cilat janë krijuar nga kjo ngjarje dhe ikjen nga përgjegjësia e kësaj qeveri para Kuvendi të Republikës së Kosovës, Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës me mbështetjen e Grupit Parlamentar të VV dhe GDP filluan procedurat për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për rastin e deportimit të gjashtë shtetasve të Republikës së Turqisë”, thuhet në njoftim.

Seanca kërkohet të mbahet ditën e martë datë 03.04.2018.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test