Na ndiqni

Aktuale

LDK, VV e GD kërkojnë seancë të jashtëzakonshme për arrestimin e gylenistëve

Nga: Mediat shqiptare Më: 30 mars 2018 Në ora: 19:23
Kuvendi i Kosovës

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës me mbështetjen e Grupit Parlamentar të VV dhe GD, ka filluar procedurat për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për rastin e deportimit të gjashtë shtetasve të Republikës së Turqisë.

Lajmin e ka konfirmuar vet LDK-ja, përmes një komunikate për media, duke theksuar se ata kanë kërkuar që seanca të mbahet të martën e ardhshme.

“Duke marrë parasysh mos harmonizimin e veprimeve institucionale të Qeverisë së Kosovës lidhur me rastin e depërtimit të gjashtë shtetasve të Republikës së Turqisë si dhe  duke pas parasysh pasojat të cilat janë krijuar nga kjo ngjarje dhe   ikjen nga përgjegjësia e kësaj qeveri para Kuvendi të Republikës së Kosovës, Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës me mbështetjen e Grupit Parlamentar të VV dhe GDP filluan procedurat për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për rastin e deportimit të gjashtë shtetasve të Republikës së Turqisë.

Seanca kërkohet të mbahet ditën e martë  datë 03.04.2018”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test