Na ndiqni

Aktuale

Haziri me ironi: Koalicioni bashkohet vetëm në restaurant për ta gjetur udhën e humbur

Nga: Mediat Shqiptare Më: 30 mars 2018 Në ora: 16:15
Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar në lidhje me takimin e liderëve të koalicionit qeverisës që e kanë mbajtur jashtë zyrave të institucioneve ku ata punojnë.

“Si duket, meqë në zyre të shtetit nuk po koordinohen punët, ka mbetë restoranti si vendi që po e bashkon koalicionin qeverisës për me e gjetë udhën e humbun”, ka shkruar në Facebook, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Përmes statusit të tij në Facebook, Haziri pyet se ku po shkonë tash vendi.

“E premtja e Pashkëve mund të përshkruhet si ngjarje me deportime, shkarkime e kaos institucional, me qëllime e kërkesa politike në Mitrovicë, kërkesa ultimative e ‘deportime’ të profesorëve gylenistë, e me shkarkime politike të dy autoriteteve të sigurisë. Kah po shkojmë tash?”, ka shkruar tutje ai.

Sipas Hazirit, depërtimi i shtetasve turq nuk ka guxuar të ndodhë pa dijeninë e autoriteteve shtetërore.

Liderët e koalicionit qeverisës janë takuar pak më herët në një lokal jashtë kryeqytetit. Pas takimit, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli foli në emër të koalicionit, ku në mes tjerash pranoi që kanë përgjegjësi për atë se çfarë ka ndodhur dje. Ai kërkoi nga qytetarët që të kenë besim në institucionet e vendit.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test