Na ndiqni

Aktuale

Lutfi Haziri: Veç restoranti po e bashkon koalicionin qeverisës

Nga: Mediat shqiptare Më: 30 mars 2018 Në ora: 15:22
Lutfi Haziri

Kryetari i Gjilanit njëherësh nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka ironizuar me zhvillimet e fundit në vend.

Haziri, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se deportimi i turqve nuk ka guxuar të bëhet pa dijeninë e udhëheqësve të shtetit.

Sipas tij, partnerët e koalicionit qeverisës po i bashkojnë vetëm restorantet.

Reagimi I plotë I Hazirit:

E premtja e Pashkëve mund të përshkruhet si ngjarje me deportime, shkarkime e kaos institucional, me qëllime e kërkesa politike në Mitrovicë, kërkesa ultimative e ‘deportime’ të profesorëve gylenistë, e me shkarkime politike të dy autorititeve të sigurisë. Kah po shkojmë tash?

Serbinë e kemi në armiqësi, por a duhet edhe me shtetin mik, Turqinë, t’i ‘çartim’ punët me këtë ‘harq’? Deportimi i tyne nuk ka guxu me ndodhë pa dijeninë e autoriteteve shtetnore.

Si duket, meqë në zyre të shtetit nuk po koordinohen punët, ka mbetë restoranti si vendi që po e bashkon koalicionin qeverisës për me e gjetë udhën e humbun!

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test