Na ndiqni

Aktuale

Haradinaj: Kërkesa për largimin e Sefajt dhe Gashit, e parevokueshme

Më: 30 mars 2018 Në ora: 11:37
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është deklaruar sot lidhur me arrestimin e gjashtë shtetasve turq në Kosovë si dhe depërtimin e tyre për në Turqi.

Sipas Haradinajt Republika e Kosovës ka respekt të veçantë për shtetin e Turqisë, një vend që ka njohur Kosovën që në nisje dhe gjithashtu ka shtuar se në Turqi jetojnë miliona shqiptarë me origjinë nga vendi jonë.

“Kemi interes për një partneritet më të mirë me Turqinë dhe nuk besoj se dikush prej ne e konteston apo nuk e sheh kështu.Dje, diku nga mesdita prej medieve dhe prej valëve të treta kam mësuar se ka ndodhur depërtimi i gjashtë shtetasve turq.Kanë qarkullu lajme dje ditën se janë në aeroport apo diçka tjetër, informatat që kam arritur të mbledhë unë janë se ata dje gjatë ditës kanë qenë vecse në Turqi. Transporti ka qenë i organizuar.Kam kërkuar shpjegime ashtu siç e sheh procedura, pra nga AKI informata, prej Ministrisë të Drejtësisë dhe atij të Brendshëm dhe nga Drejtori i Policisë. Nga informatat ka dal se ka qenë bilateral i vetëm dy organizatave, i AKI-së dhe i Policisë së Kosovës (MPB). Inicimi i procedurës ka qenë nga AKI-ja pasi sipas këtyre personat në fjalë paraqesin rrezikshmëri për Kosovën.Në bazë të kësaj AKI ka të drejtë me i kërku MPB-së të nxjerrë kërkesën për refugjatët, që të ndodhë derportimi i tyre. Pra, proceduralisht automatizëm kjo po ndodhke”, ka thënë Haradinaj.

Gjithashtu sipas tij në pamje të parë nuk ka shkelje ligjore.

“Në pamje të parë nuk ka shkalje ligjore,  por ekzistojnë disa shkelje të tjera që janë shumë të rëndësishëm dhe bazuar në atë është një gabim i madh pa hy në përmbajtje se a kanë qenë të rrezikshëm dhe sa. Është problem se nuk janë informuar ligjvënësit, pra AKI-ja i raporton kryeministri dhe presidentit. Kuptohet kryeministri njoftohet edhe nga numri i tretë nga inspektori, por ajo është më shumë sa i përket punëve të tjera por shefi i AKI-së, raporton në bazë të përgjegjësisë që ka.AKI është një storie e suksesshme e Kosovës, nëse shohim luftën e terrorizmit dhe të tjerat, pra AKI-ja ka avancuar me punët e veta.Duke qenë kjo gjendje e krijuar dhe që unë nuk kam arsye me iu fsheh kam shkuar menjëherë në konsultim tek Presidenti i Kosovës me e pyet se si është gjendja, bashkë me kryetarin e Kuvendit dhe pas konsultimeve dhe pas raportimeve me shkrim, nga përgjegjësia që kam jam i detyruar të veprojë.Bazuar në këtë obligim që buron nga kjo që baron më herët kam kërkuar liri të Ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj pasi vendimet janë marrë teksa ai është në këtë post dhe të Drejtorit të AKI-së”,ka shtuar Haradinaj.

Haradinaj tha se shkarkimi i ministrit Sefaj nuk është kundër tij, apo kundër subjektit politik që ai i përket, AKR-së së Behgjet Pacollit.

“Nuk ka vendime që i kam pasur të përpunuara apo që mendohen për ta si individë, përkatësi politike apo lider politik, por janë vendime që e mbrojnë shtetin e Kosovës, demokracinë tonë. Kërkesa për largimin e këtyre të dyve është e parevokueshme, pra e pakthyeshme”, ka përfunduar Haradinaj.

Indeksonline
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test