Na ndiqni

Aktuale

Muhaxheri: LDK nuk do të bëhet pjesë e lojërave të qeverisë

Nga: Express Më: 29 mars 2018 Në ora: 23:11
Gazmend Muhaxheri

Gazmend Muhaxheri, anëtar i kryesisë së LDK-së dhe kryetar i Komunës së Pejës ka komentuar zhvillimet e fundit në Qeverinë e Kosovës pas largimit të Listës Serbe.

Muhaxheri, ka treguar po ashtu se LDK nuk do të bëhet pjesë e Qeverisë. Sipas tij kjo parti nuk bëhet lojë e qeverisë aktuale.

‘Ne nuk do të bëhemi pjesë e qeverisë. Tash do të mbesim në opozitë dhe nuk do të bëhemi pjesë e lojërave të qeverisë aktuale. Jemi të bindur se më mirë është te jemi në opozitë dhe me votën e qytetarëve ta marrim edhe qeverinë”, ka thënë ai në në T7.

Express
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test