Na ndiqni

Aktuale

LDK dërgon në Kushtetuese fitoren e Ahmetit në Prishtinë

Nga: Mediat Shqiptare Më: 29 mars 2018 Në ora: 17:09
LDK

Arban Abrashi deputet i LDK-së në Kuvendin e Kosovës ka njoftuar se LDK ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me vlerësimin e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Prishtinë.

“Kërkesa jonë kushtetuese ka të bëjë me dy nene themelore që kanë të bëjnë me të drejtat zgjedhore dhe pjesëmarrje si dhe mbrojtje gjyqësore, sepse mendojmë se edhe disa vendime të marra nga PZAP-i, Gjykata Supreme nuk i ka trajtuar ankesat si duhet dhe në bazë të disa juristëve janë vendime arbitrare karshi të drejtave tona”, ka nënvizuar Abrashi.

Ai ka theksuar se kjo kërkesë është dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese konform afatit ligjor, i cili është prej 4 muajsh, sepse edhe procesi i fundit gjyqësor ka mbaruar në dhjetor të vitit 2017.

Abrashi është shprehur se lënda është trajtuar dhe punuar nga një numër i ekspertëve vendorë dhe të huaj me theks të veçantë disa universitete në Gjermani të cilat kanë dhënë kontributin e tyre në kuadër të kësaj kërkese kushtetuese.

“Ne mendojmë se dy vendimet e kaluara të PZAP-it dhe Gjykatës Supreme nuk kanë qenë të drejta, prandaj e kemi marrë këtë hap që të shkojmë drejt Gjykatës Kushtetuese”, ka theksuar Abrashi.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test