Na ndiqni

Aktuale

Ramush Haradinaj nuk i tërheq fjalët, insiston se Selimi në luftë ka qenë në Tiranë

Nga: Mediat Shqiptare Më: 28 mars 2018 Në ora: 23:11
Ramush Haradinaj dhe Rexhep Selimi

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka folur sërish për konfliktin që ka pasur me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimin. Ndonëse Selimi sonte i është kundërpërgjigjur Haradinajt duke thënë se ai nuk ka qëndru asnjëherë në ndërtesën e famshme 15 kateshe në Tiranë, Haradinaj po insiston se Selimi ka qenë gjatë luftës në atë vend.

“Ai duhet me dit që s’mundet me i dhan vetës të drejt më shumë se që duhet, opozita nuk të jep të drejt me fol çdo gjë.
Nuk mundet me than që Haradinaj ka ndrru qëndrim e me than që Haradinaj ka fal tokë.
Ai ka qëndru në Tiranë, nuk ja kom me borxh me mi than ato fjalë.” ka thënë Haradinaj.

I pari i ekzekutivit megjithatë ka thënë se nuk është ndjerë mirë që biseda mes tyre ka kaluar në atë nivel, por ka thënë se ishte Selimi ai që siç ka thënë ai ka future një spec të djegëset brenda diskutimit.

“Nuk më vjen mirë që ka ndodh ajo skenë po kur ta bjen punën spo ki çka me ba vlla. Ai vet e shtinë një spec të djegëset qaty, tash çka po pret prej meje” ka thënë Haradinaj.
Ndërsa Selimi pikërisht sonte ka thënë se Haradinaj dhe të gjithë e din shumë mirë se ai nuk ka qëndruar kurrë në atë ndërtesën dhe se atje Haradinaj ka mundur ta takoj Azem Sylen e Hashim Thaçin e jo Rexhep Selimin.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test