Na ndiqni

Aktuale

Haradinaj ishte njoftuar më herët për largimin e Listës Serbe

Nga: Koha Më: 28 mars 2018 Në ora: 22:23
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës ishte i njoftuar për largimin e Listës Serbe nga qeveria e Kosovës para arrestimit të Marko Gjuriqit.

“Më ka ardhur një komunikim prej zëvendëskryeministrit Jevtiq para se të ndodhte arrestimi se nëse do të shkonte zhvillimi në veri, në këtë rast nëse do të ndodhte dhunë e ndërhyrje, që ata do të jenë të detyruar të lëshojnë Qeverinë”, bëri të ditur Ramush Haradinaj për Rubikon. “Për ta, për serbët e Kosovës është më mirë që të kthehen në Qeveri”.

Largimi i Listës Serbe nuk është efekt serioz i Qeverisë, përkundrazi theksoi kryeministri, do të ndodhë konsolidimi i partive shqiptare.

Haradinaj thotë se ndonëse nuk vlerëson se zgjedhjet do ta ndryshonin, ai është i gatshëm që të shkojë në zgjedhje.

Koha
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test