Na ndiqni

Aktuale

Haziri thotë se LDK e ka kryetarin, nuk ka garë për këtë postë

Më: 28 mars 2018 Në ora: 21:53
Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur për herë të parë në emisionin Pressing në T7 për zhvillimet e fundit në vend dhe largimin e Listës Serbe nga Qeveria. Haziri ka folur edhe për vendimet që do t’i marrë LDK në ditët e ardhshme.

Nënkryetari i LDK’së  ka bërë me dije se tashmë situata politike në Kosovës ka ndryshuar nga dita e hënë.

Hazri duke folur për gjendjen që po kalon  LDK në mungesë të Isa Mustafës, i cili tash e disa muaj është në Gjermani për shërim.

Ai ka treguar se LDK nuk e ka ndërmend të ndryshojë kryetarin.

“ Nuk ka ndonjë ndryshim apo diçka e tillë që mund të ndodh në LDK. Aktualisht kryetar i saj është Isa Mustafa. Ai edhe pse është larg Kosovës, është i informuar për çdo gjë që po ndodh. Po ashtu edhe për vendimet që merr paria i merr në koordinim të plotë me Mustafën”, ka thënë Haziri.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test