Na ndiqni

Aktuale

A mori kërcënim Qeveria nga Vuçiq për futjen e ushtrisë në Kosovë? Kjo është e vërteta

Nga: lajmi Më: 28 mars 2018 Në ora: 15:37
Ramush Haradinaj

Qeveria e Kosovës thotë së nuk ka marrë asnjë kërcënim nga Serbia për futjen e ushtrisë serbe në Kosovë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq kishte dërguar mesazhe kërcënuese me rastin e arrestimit të drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, në Kosovë.

Ai kishte thënë se nëse nuk është i menjëhershëm largimi i ROSU-s nga veriu dhe nëse nuk lirohet mënjëherë Gjuriq, atëherë ai është i gatshëm të dërgojë ushtrinë e Serbisë në Kosovë.

Media ka kontaktuar me Avni Arifin, shefin e stafit të kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka marrë asnjë kërcënim nga askush.

“Nuk ka kalu asgjë përmes meje, nuk kemi marr asgjë”, ka thënë Arifi.

lajmi
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test