Na ndiqni

Aktuale

Reagon Gani Geci: Pa LDK-në asnjë qeveri nuk është funksionale dhe stabile

Nga: Mediat Shqiptare Më: 28 mars 2018 Në ora: 12:26
Gani Geci

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci thotë se LDK duhet të veproj me mençuri dhe të mos bëhet patericë e askujt.

Geci këtë reagim e ka bërë në llogarinë e tij në Facebook.  Sipas tij, asnjë qeveri në Kosovë pa LDK-në nuk është funksionale dhe stabile.

“LDK-së i mbetet të veproj me mençuri dhe të mos bëhet patericë e askujt sepse është grupi më i madh politikë në Parlamentin e Kosovës dhe partia më e votuar në zgjedhjet e fundit”, shkruan ndër tjerash ai.

Postimi i plotë i Gecit:

Asnjë Qeveri në Republikën e Kosovës pa LDK-në nuk është funksionale dhe stabile.

LDK-së i mbetet të veproj me mençuri dhe të mos bëhet patericë e askujt sepse është grupi më i madh politikë në Parlamentin e Kosovës dhe partia më e votuar në zgjedhjet e fundit.

Situata në Republikën e Kosovës është tejet e brishtë.

Qeveria tani pas daljes nga koalicioni i listës Serbe nuk i ka numrat për të vazhduar më tutje në Kuvend, mirëpo me Kushtetutë nuk është definuar saktë se si të ecet tutje në situata të tilla, nëse Qeveria nuk i ka numrat.

Në Kuvendin e Kosovë nuk mund të vazhdohet të mbahet as edhe një mbledhje nëse numrat e kësaj qeverie nuk ia bënë opozita.

Shembull, nëse opozita nuk merr pjesë në mbledhjet e Kuvendit nuk funksionon Kuvendi nuk janë 61 vota as edhe formalisht.

Por as opozita nuk i ka numrat për ta rrëzuar qeverinë pa i ndihmuar Lista Serbe sepse për ta rrezuar qeverinë duhet 61 vota edhe për të mbajtur mbledhjet në Kuvendin e Republikës së Kosovës duhen 61 vota me qenë prezentë dhe pozita nuk i ka pa Listën Serbe.

Kemi një situatë te pa pozicion të brishtë që dikujt në hierarkinë shtetërore po i konvenon të jetë kështu.

Mbetët të shihet se si do të veprohet në ditët e ardhshme.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test