Na ndiqni

Aktuale

"LDK jo doemos duhet t’i bashkohet Qeverisë"

Nga: Express Më: 27 mars 2018 Në ora: 23:20
Ilustrim: Isa Mustafa nga zgjedhjet e fundit lokale

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme Anton Berisha thotë se Qeveria Haradinaj do të vazhdojë punën pavarësisht qëndrimit të Listës Serbe për dalje nga koalicioni në pushtet.

Duke komentuar deklaratat ezyrtarëve të LDK’së të cilët thonë se nuk do t’i bashkohen Qeverisë Haradinaj, Berisha thotë se LDK nuk do të duhej domosdoshmërisht t’i bashkohej këtij ekzekutivi.

 “Nuk është këtu kërkesa për të qenë pjesë e qeverisë’, tha Berisha.

Image

“Qëndrimi i tyre ka të bëjë me atë që Qeveria vazhdon punën dhe ata nuk ndjekin ritmin e kërkesave të Listës Serbe’, tha Berisha në emisionin ‘DPT te Fidani’.

Zëvendësministri Berisha nuk përjashton mundësinë që Lista Serbe t’i rikthehet ekzekutivit, pasi ende nuk ka largim zyrtar.

Express
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test